Investimet nga biznesmenët shqiptarë
në USA, Ekonomi: Vendi ju mirëpret
Shqipëria është e gatshme që të presë investimet e biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.
Shqipëria është e gatshme që të presë investimet e biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.
Kështu ka deklaruar në Amerikë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe sipërmarrjes, Milva Ekonomi teksa mori pjesë në “Forumin Mbarëkombëtar Ekonomik i Diasporës Shqiptare” në Neë York.
“
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash, të cilat mundësojnë klimën e nevojshme për të investuar në Shqipëri. Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri janë rreth 167 pra një numër i konsiderueshëm. Ne kemi investime të huaja direkte 884 milion Euro vitin që kaloi. Nga këto, investimet amerikane zënë 2 %. Por, po të shikojmë vitin 2013 të krahasuar me 2015, investimet amerikane janë rritur 2.6 herë, çka tregon se afërsia që ne kemi, duke e vendosur në një këndvështrim tjetër që është më shumë moral dhe politik, ka të bëjë me faktin se shqiptarët dhe diaspora në Amerikë ndihen të afërt. Ndërsa, qeveria amerikane ndihet si një mentor i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo sepse Shqipëria gjithmonë ka besuar që Amerikën e ka në krah, në momentin kur lufton për demokratizimin e jetës së vendit dhe paqen e Ballkanit”, u shpreh Ekonomi.
Gjatë qëndrimit në Neë York, Ekonomi sëbashku me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, shkëmbyen ide gjatë takimit me Albanian Professionals and Entrepreneurs Netëork. U diskutua për situatën aktuale ekonomike, për samtin e diasporës dhe mundësitë ku mund të kontribuojnë sipërmarrësit, profesionistët me origjinë shqiptare. Vëmendja u përqendrua tek sektorët strategjikë si turizmi, energjia, transporti, sektori i shërbimeve financiare, bujqësia dhe agropërpunimi.
Bashkëbisedimi vijoi edhe për një promovim periodik të Shqipërisë në këtë rrjet, sepse stabiliteti i arritur ekonomik dhe juridik rrit shanset për të tërhequr investitorë të diasporës në Shqipëri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45