Investimet, Olldashi: 26.2 mld lekë
në rrugë, 9.2 mld lekë në ujësjellës

TIRANE - Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka bërë ditën e sotme një bilanc publik të punës së saj për vitin 2012. Në një konferencë për shtyp ministri Sokol Olldashi e quajti 2012, si një viti të suksesshëm pasi sipas tij në 6 vite që drejton këtë Ministri ky është viti i parë kur shënohet një progres në secilin prej sektorëve të Ministrisë. Olldashi deklaroi se janë investuar 26.2 miliardë lekë në infrastrukturën rrugore dhe 9.2 miliardë lekë në ujësjes-kanalizime.

“Keni investuar 26.2 miliardë lekë në 50 objekte, duke ndërtuar 525 kilometra rrugë. Disa kanë përfunduar, disa janë në përfundim e sipër pasi nuk mund të ndërtohen brenda një viti. Punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan të nisura në shkurt 2012 kanë ecur me time shumë të mira, mbi 40 % e punimeve janë bërë. Kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë, unaza e madhe Sauk-qendra tregtare TEG. Kanë nisur punimet në rrugën e valbonës, për bypassin dhe unazën e Shkodrës, por kanë përfunduar në aksin Qafë-Buall-Bulqizë në rrugën e Arbrit dhe vazhdojnë punimet Qafë-Bualli-Plani i bardhë. Janë ndërprerë punimet në aksin Çernes-Librazhd, dhe presim përmirësimin e motit për të filluar me asfaltimin në pranverë. Aksi Lin-Pogradec është një projekt shumë i bukur, rruga ka parametra që nuk i ka asnjë tjetër, me shëtitore, hapësirë për përdorimin turistik të rrugës dhe hapësirë për këmbësorët”, deklaroi Olldashi.

Ujësjellës-Kanalizime
U investuan 9.2 miliardë lekë në 212 objekte, 88 të përfunduar. Gjatë vitit 2012 kanë përfunduar ndërtimet në dy impiantet e ujërave të zeza në Lezhë, Shëngjin dhe Durrës. Janë financuar 21 objekte me financim të huaj, me vlerë 3,489 miliard lekë, si:
-Projekti i Kanalizimeve të Tiranës së Madhe;
-Ndërtimi i sistemit te KUZ dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza Velipojës; Golem, Durrës,
-Infrastrukutra Komunale në 4 qytete, Fier, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë;
-Kanalizime të ujërave të zeza dhe impanti i pastrimit të ujërave të zeza Ksamil etj.

Planifikimi urban dhe strehimi
Projekti i ”Ndërtimit të banesave me qira të lehtësuar”, i cili po zhvillohet me mbështetje të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës (CEB) ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Janë ndërtuar gjithsej 922 apartamente të reja deri në dhjetor 2012 në të tetë bashkitë pjesëmarrëse.
Tirana 385;
Durrës 126;
Korçë 99;
Fier 96;
Elbasan 96;
Berat 48;
Kavajë 48;
Peshkopi 24.

-Enti Kombëtar i banesave përfundoi këtë vit 105 apartamente për të pastrehët

-Gjatë vitit 2012 janë lidhur 430 kontrata kredie në kuadër të Programit të “Kreditimit të lehtësuar”. Janë miratuar planet rregulluese të Himarës, Lushnjes, Kamzës dhe Beratit

Transporti Detar
-Më 26 Nëntor 2012, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi njohjen e dokumentave të Detarëve Shqiptarë.
-Përfundoi ndërtimi Terminali i Pasagjerëve në Portin e Durrësit, me një financim prej rreth 22 M Euro. Gjatë vitit 2012 ky terminal i ka shërbyer rreth 800.000 pasagjerëve;
-U firmos kontrata për dhënien me konçesion të terminalit të kontejnerëve;
-Vazhduanr punimet për kalatën e re në Portin e Shëngjinit vlera 3.6 mil Euro
-Në portin e Sarandës vazhduan punimet për kalatën për anijet turistike në vlerë 4.7 mil USD.

Transporti ajror
-Pas përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore dhe ndërtimit të kullës së re të kontrollit ANTA është çertifikuar për 6 Standarte Ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar rreth 173.000 mbikalime dhe rreth 20.000 ulje ngritje avionësh;
-Në Aeroportin Nënë Tereza kanë kaluar rreth 1.664.394 pasagjerë

Transporti Hekurudhor
-U miratuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi për transportin hekurudhor kufitar;
-U bë parakualifikimi dhe priten ofertat financiare për projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Transporti rrugor
-Marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;
-Marrëveshje, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;

Lexoni të plotë bilancin për 2012 të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës