Investimet publike janë planifikuar në masën 5 % e PBB-së, në vitin 2016


TIRANE, 19 Nëntor/ATSH/- Për vitin 2016 investimet publike janë planifikuar në masën 5.0% e PBB ose 75.5 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 10.05 miliardë lekë, si dhe
mbështetjen buxhetore për sektorin e energjisë prej 5 miliardë lekë.
Sipas relacionit që shoqëron p/buxhetin e vitit 2016, në planifikimin e investimeve për vitin 2016 janë mbajtur në konsideratë detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe
të brendshëm të trashëguara nga viti 2013 dhe më parë. Ashtu si në 2014 dhe 2015, do të ketë përparësi shmangia e detyrimeve të reja dhe mbartja e tyre në vitet e ardhshme, si dhe minimizimi i detyrimeve
kontraktuale për projektet në proces zbatimi, duke u fokusuar me përparësi në financimin e projekteve në vazhdim, thuhet në relacion.
Për planifikimin e investimeve janë ndjekur disa kritere si : prioritetet e integrimit europian; prioritetet e programit të qeverisë për periudhën 2013 - 2017; mbështetja me kosto lokale dhe TVSH për projektet me financim të huaj si dhe projektet në vazhdim.
Për vitin 2016 janë planifikuar 30.9 miliardë lekë financim i brendshëm dhe 28.4 miliardë lekë financim i huaj, dhe ka një rritje të kërkesës për financim të brendshëm në raport me kërkesën për financim të
huaj. Për sa i takon strukturës së investimeve në raport me statusin e projekteve të programuara për financim, vlerësohet se rreth 84,9% e vlerës së investimeve gjithsej të planifikuar për vitin 2016 shkon për financimin e
projekteve në vazhdim.
Sipas burimit të financimit, vlerësohet se rreth 87% e planit të investimeve me financim të brendshëm është parashikuar për financimin e projekteve në vazhdim dhe vetëm 13% e
investimeve për financimin e projekteve të reja. Një situatë të ngjashme kemi edhe për financimin e huaj, ku vlerësohet se rreth 83,8% e planit të investimeve për vitin 2016 shkon për financimin e projekteve në
vazhdim.
Projektbuxhetit për vitin 2016 konsiderohet shumë realist si për objektivat që parashikohet të mbështesë ashtu dhe për inputet që pritet të japë në rritjen ekonomike për vitin 2016. Ky skenar përfshin disa
shtesa në planin e financimit të brendshëm dhe disa pakësime në planin e financimit të huaj me qëllim sigurimin e një përshtatjeje më të mirë të objektivave të programeve me financimin e tyre si dhe një përshtatje
më të mirë të shpërndarjes së financimeve sipas prioriteteve të qeverisë.
Me qëllim minimizimin e efekteve të ndryshimeve në tavanin e financimit për vitin 2016, por edhe për akomodimin e nevojave për financim të brendshëm, janë bërë edhe rialokime ndërmjet planit të financimit të huaj dhe planit të financimit të brendshëm. Ndryshimet (pakësimet) në planin e financimit të huaj nuk afektojnë ecurinë dhe disbursimet e pritshme të projekteve me financim të huaj gjatë vitit 2016.
Shtesat në planin e financimit të brendshëm janë bërë bazuar kryesisht në problematikat e konstatuara gjatë fazës së dytë të konsultimit të PBA, por edhe në problematika të bëra prezent më pas nga ministritë dhe institucionet buxhetore. Shtesat kane synuar një financim sa me adekuat të projekteve në përputhje me objektivat e ministrive dhe institucioneve për vitin 2016. Me përparësi janë financuar kërkesat shtesë për TVSH, Takse doganore dhe kosto lokale për mbeshtetjen e projekteve me financim të huaj, si dhe financimi i projekteve në vazhim./a.gjonaj/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon