TIRANE- Prania e investimeve zvicerane në vendin tonë pritet të vijë në rritje gjatë viteve të ardhshme. Ambasadori i Konfederatës Zvicerane në vendin tonë, Alexander Wittwer, e ka konfirmuar këtë fakt, gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Aldo Bumçi. Duke vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, Wittwer, ka siguruar vazhdime e mbështetjes së ofruar për Shqipërinë përmes Programit të Bashkëpunimit Zhvillimor Zviceran.
Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, nënvizoi rëndësinë e thellimit të dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Bumçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për asistencën e dhënë nga Zvicra me projekte e programe që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe nënvizoi rëndësinë e investimeve zvicerane në vendin tonë.
Ndër të tjera, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve edhe në kuadrin shumëpalësh, i cili do të vijojë, veçanërisht, me marrjen e Presidencës së OSBE-nga Zvicra, në vitin 2014.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com