/ATSH-E.Xhajanka/ - Ka mëse dy vjet që ambasada izraelite në Tiranë dhe ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, kanë bërë përpjekje për të orientuar investimet në sektorin bujqësor që është një sektor primar për vendin tonë.
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, morri pjesë në ceremoninë e perurimit të serës se ndërtuar nga Nezir Saraci me asistencen teknike te ekspertëve izraelitë nga firma PMAROM, një investim në fshatin Kosove e Vogel te Lushnjes.
Ky investim është bërë me financimin e ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Në këtë ceremoni merrte pjesë gjithashtu nënkryetari I bashkisë së Lushnjes, Genti Nushi.
Ambasada e Izraelit prej vitesh asiston me specialistë dhe mbështetje realizimin e investimeve në fushën e bujqesisë në Shqipëri.
Ambasadori Rodkin duke vlerësuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit, shprehu mbështjen dhe bashkëpunimin me asistencë teknike izraelite në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Ai u njoh nga afër me prodhimet dhe teknikat që përdorin fermerët e zonës në prodhimin bujqësor si dhe me interesin që kanë ata për të impelementuar teknologjitë izraelite, si lider në prodhimet e sera.
Shumë fermerë janë kontaktuar, prezantuar dhe nxitur të marrin pjesë në panaire reciproke për të parë nga afër dhe zbatuar më të mirën e mundëshme nga eksperienca izraelite. Gjithashtu, përdorimi i skemave mbështetëse të qeverisë shqiptare janë jo vetëm promovuese por edhe mbështetëse për këtë qëllim.
Në një periudhë të shkurtër prej katër muajsh, është negociuar, kontraktuar dhe konkluduar zbatimi i dy projekteve të reja, interesante dhe fitimprurese të serave moderne izraelite në rrethin e Lushnjes nga fermerët Nezir Saraci dhe Altin Abdurramani. Serat jane prej 2 ha e para dhe 0.6 ha e dyta. Një investim total prej 600 mijë euro, por shumë domethënës e orientues për fermerët e tjerë në të ardhmen.
Bujqesia është konsideruar gjithmonë një biznes me risk për arsye të ekspozicionit ndaj kushteve klimatiko-tokësore. Sot, me perfeksionimin e shkencës dhe teknikës janë krijuar ambientet e mbrojtura që lejojnë intensifikimin e modernizimin duke bërë që prodhimet e këtyre ambienteve të konsiderohen si (cash crops) pra si bimë që gjenerojnë të ardhura të shpeshta e të sigurta. Serat po tërheqin vëmendjen kryesore të investitorëve. Investime të huaja apo vendase janë orientuar drejt perimeve të freskëta dhe statistikat tregojnë se sektori i perimeve ka një rritje të vrullshme.
Eksportet e perimeve të prodhuara në sera veçanërisht në ato me ngrohje (duke shfrytëzuar sezonalitetin) kanë pësuar rritje të madhe nga viti në vit me anë të të cilave shfrytëzohet në mënyrë optimale avantazhi krahasues (hershmëria) që ka vendi ynë në prodhimin e perimeve në këto mjedise.
Kjo siperfaqe rritet përditë e më tepër në Shqipëri dhe tendencat janë të arrijnë në mbi 5 000 ha në një kohë relativisht të shkurtër. Aktualisht, prodhimi nga serat në Shqiperi ka krijuar një hershmeri dhe marredhenie të qëndrueshme me tregun, pasi arrihet që ai sidomos eksporti të furnizohet në kohë dhe me cilesi.
Teknologjia moderne në sera ofron mundësi për mbjellje gjithe vitin dhe zgjatjen e sezonit në rritje, duke i siguruar kushte optimale nga ekstremet e motit.
/Shqiptarja.com