Kriza politike e cila ka përfshirë Kosovën, duket se do të ketë ndikim jo vetëm tek palët politike, qytetarët e Kosovës, por edhe investitorët.

Këta të fundit me këtë situatë nuk ndjehen të siguretë për të investuar në Kosovë, në sektorë të ndryshëm, pasi me ngjarjet e fundit në Kosovë është rënduar imazhi i saj, për qetësi dhe stabilitet politik.

Këtë përfundim kanë nxjerrë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve synimet e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami do jetë vështirë të realizohen.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kla deklaruar se, nuk di nëse deklaratat e ministres Bajrami janë thjeshtë një deklaratë hipotetike të parashikuara mirë.

Ai ka shtuar se ka pasur raste që investitorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë pasur takime me përfaqësues institucional por që kjo situatë do të ndikojë në rishqyrtimin e vendimit të tyre për të investuar në Kosovë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)