Të dënuara me nga 9 vjet për mashtrim/ Ish-teleshitësja e famshme italiane dhe vajza e saj hapin biznes në Tiranë

Dy gra italiane, nënë e bijë, të cilat janë dënuar në mënyrë definitive në vendin e tyre nga gjykatat me nga më shumë se nëntë vjet burgim secila për mashtrime të rënda, kanë gjetur Tiranën si vendin ideal për të investuar. Në fakt, është vetëm Stefania Nobile ajo që ka hapur një restorant dhe dyqan në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërkohë që nëna e saj Wanna Marchi pohon se ka ardhur në Shqipëri për hatër të së bijës, për të cilën është gati “të shkojë të jetojë edhe mes arinjve”. Por të dyja mendojnë se jetojnë shumë mirë në Shqipëri, “një vend shumë i qetë”.

Këto pohime Wanna i ka bërë në emisionin e njohur televiziv “Maurizio Costanzo Show” këto ditë, ku ka vënë në dukje se nuk i kthehet më zanatit të vjetër të saj si drejtuese emisionesh promocionale televizive, por do të jetë vetëm shtëpijake, ndërkohë që Stefania, e cila ka një lokal edhe në Milano, këtu sapo ka hapur një biznes të sajin.

Janë shumë pak shqiptarët që e njohin historinë e këtyre dy italianeve, me përjashtim të ndjekësve të vjetër të ngjarjeve në vendin fqinj nëpërmjet televizionit. Por emrat e tyre janë shumë të njohura për publikun italian, i cili në vitet ’80 ka ndjekur emisione pa fund reklamimi dhe shitjeje televizive të mallrave, por më pas edhe problemet gjyqësore të të dyjave, që përfunduan me dënimin me burg.

Biznesi në Tiranë

Stefania më 15 tetor 2018 ka regjistruar biznesin e saj në QKB-në shqiptare me emërtimin GINTO shpk, ku është ortake me shqiptaren Merita Aliaj në masën 49% me 51%. Në fillim është regjistruar ajo si administrator, dhe 15 ditë më pas ja ka lënë këtë detyrë ortakes së saj. Ambjenti ku do të ushtrohet biznesi është në adresën Rruga “Vaso Pasha”, Nr. 7, Kati i dytë "Gintoneria di Stefania", pra në ish-Bllok dhe aktiviteti: “Bar restorant, import të produkteve ushqimore dhe alkoolike, shitje të parfumerisë, të produkteve kozmetike dhe aksesorë mode".

Faksimile e ekstraktit të regjistrimit të biznesit të Stefania Nobile në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Problemet në Itali

Produktet kozmetike kanë qenë edhe zanafilla e shitjeve të Wanna Marchi-t në emisionet e saj televizive, ku blerësit pretononin nëpërmjet telefonit, ndërkohë që ajo reklamonte pa fund dhe me një zë shurdhues në rrjete TV të dorës së tretë produktet e saj, që nga viti 1983.

Kryesisht produkte që pretendohej të kishin efekte dobësuese dhe që kishin në bazë algat e detit. Arriti deri aty sa të quhej “mbretëresha e teleshitjeve”, nisur nga rezultati financiar që arrinte me ulërimat e saj: tre pako të produktit shiteshin për 100.000 lireta, baraz me 50 euro të sotme.

Më pas suksesi filloi të bjerë, kur Wanna nisi të dilte publikisht edhe për shitur produkte që luftonin “syrin e keq”, apo duke sugejeruar kundrejt pagesës numra që dilnin fitues në llotari, etj, etj. Pas një denoncimi nga emisioni “Striscia la notizia”, filluan me të vërtetë problemet e saj dhe të vajzës bashkëpunëtore, me Drejtësinë, kur organet e Financës dhe Rendit zbuluan krijimin e kompanive fantazma, falimentime të rreme, pastrime parash, etj.

Mbretëresha e teleshitjeve u dënua në formë të prerë me 9 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Stefia me 9 vjet e 4 muaj. Mes burgut dhe regjimit të gjysmë-burgimit, të dyja i shlyen detyrimet ndaj shtetit deri në shtator të vitit 2015. 

 Jeta e re

Duket se të dy gratë e kanë konsideruar më të lehtë të nisin një jetë të re në Shqipëri, natyrisht jo në fushën e shitjeve apo të emisioneve të tjera televizive. Të paktën tani për tani. Por gjithnjë duke u marrë me biznes (Stefania). Kanë pesë muaj që ndodhen në Tiranë dhe Wanna pohon për Maurizio Costanzon se e ndjejnë veten shumë mirë këtu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrr: 25/11/2018 18:57

    Kemi nevoje per me shume perendimore per ta ngjyrosur pakes jeten gri te realitetit shqiptar. Grazie di essere venute

    Përgjigju
    • vjeshta: 25/11/2018 19:19

      Grazie di essere venute!!!! Ma sei un colgione?! A i njeh mdopak kush janë, këta meritojmë ti mbyllesh ne burg e tu hedhësh çelësat ne det

  • Ireval: 25/11/2018 16:46

    po njerzit normal nuk meren me shqiperine, atje pervec se pleherave nuk investon njeri tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë