Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabujve.
“Zjarri ka rënë nga ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të stinës dhe ngrohseve në ambientet e spitalit. Zjarri si fillim ka rënë në katin e parë tek pavioni i neurologjisë dhe më pas, meqënse janë me një kolonë të gjithë katet e rrjetit, ka avancuar në kat të dytë, të tretë dhe të katërt.
Për evakuimin e të sëmurëve është vepruar në mënyrë të shpejt nga personeli për arsye se janë edhe shkallët e emergjencës dhe zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha. Ishte thjesht tym dhe ndotja e ajrit nga djegia e elementëve që përbëjnë kabujt elektrik”, shprehet inxhinieri.
I pyetur se nëse kërkon kohë rregullimi i dëmeve, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit përgjigjet se: “Po, kërkon kohë riparimi i dëmeve sepse janë gjithsej katër kate. Po ashtu duhen ndryshuar panelet sepse janë djegur, janë të këputura.”
Lajmi kryesor:
Përfshihet nga flakët për herë të tretë Spitali i Durrësit/ Zjarr në 4 katet e godinës, rreth 120 pacientë të evakuuar, 5 të tjerë nisen drejt Tiranës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
Lezhë/ Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në lagjen 'Skënderbeg'! Tymi i dendur, forcat zjarrëfikëse evakuojnë gjithë banorët (VIDEO)
30 Janar, 22:16
-
Digjet banesa në Elbasan, ndërron jetë 75 vjeçarja
30 Janar, 14:21
-
Zjarret te kompleksi Kika/ Eksperti: Çdo apartament duhet të pajiset me sensorë, të detyrohet me ligj! E paprecedentë që mungojnë shkallët e emergjencës
28 Janar, 14:34
-
Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake (FOTO+VIDEO)
26 Janar, 17:02
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
SHBA/ Kalifornia përfshihet sërish nga zjarret, 31 mijë të evakuuar
23 Janar, 08:25
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia evakuon banorët (VIDEO)
21 Janar, 17:08
-
Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant
21 Janar, 14:54
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40