Përfshihet nga flakët për herë të tretë Spitali i Durrësit/ Zjarr në 4 katet e godinës, rreth 120 pacientë të evakuuar, 5 të tjerë nisen drejt Tiranës

DURRES- Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit rreth orës 00:25 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë rreth 120 pacientë nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar drej Tiranës pasi kishin nevojë për oksigjenim Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, duke sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët.

Specialistët shkuan në vendngjarje për zbulimin e shkakut të zjarrit. Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabujve.

Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët, që nga ndërtimi i tij. Gazetari Artur Korriku raporton se dy rastet e para, flakët kanë qenë më të mëdha dhe kanë sjellë akoma më shumë dëme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Drejtoresha e Spitalit të Durrësit për Report Tv: Brenda 20 minutash kemi nxjerë jashtë pacientët! Ngrohja me kaldajë... disa kanë rezistenca

Drejtoresha spitalit të Durrësit Nadire Jani në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta është shprehur se ngrohja e spitalit bëhet me kaldajë, ndërsa nuk ka përjashtuar se mund të ketë pacientë që përdorin rezistencat në dhomat e tyre, duke rritur rrezikun për një zjarr të mundshëm. Ajo tha se shkak i rënies së flakëve ka qenë shkëndija elektrike. Jani shtoi se pavijoni i neurologjisë tashmë është pastruar dhe pacientët janë gati për t'u futur brenda.

"Unë u njoftova nga mjeku i urgjencës dhe direkt erdha. I gjithë stafi erdhi. Bëmë organizimin dhe bëmë evakuimin e pacientëve. Brenda 20 minutave kemi nxjerrë 120 pacientë. Pacientët për momentin janë nëpër shërbimet e spitalit. Ne po presim që policia të mbarojë pjesën e vet procedurale. Specialistët thonë se ka pasur një shkëndijë elektrike. Pavijoni i katit të parë, neurologjia ka përfunduar dhe pacientët janë gati për t'u futur. Situatë zjarri ka pasur edhe më herët. Kemi një sektor mirëmbajtjesh në spital që funksionon brenda normave. Nuk ka një rikonstruksion total por kontrolle periodike. Edhe korridoret kanë ngrohje me kaldajë që nga 15 nëntori. Nuk përjashtohet që kanë rezistenca. I kam tërhequr vëmendjen shpesh herë për rezistencat. Personeli punon me xhaketë, pra nuk është ftohtë. Është problem ana e djathtë e godinës. Ana e majtë mund të funksionojë plotësisht. Spitali në këto kushte mund të punojë. Në planifikimin e buxhetit që do vijë do e fusim këtë plan tek emergjencat. Spitali është i siguruar dhe ajo do ndërhyjë bashkë me ne", tha Jani.

Ora 11:16
Pacientja rrëfen momentin e rënies së zjarrit në spital: Isha në gjumë, na bllokoi tymi! Do ikim në shtëpi, na kanë thënë të vijmë të hënën

Një paciente e cila ka qenë e shtruar në katin e katërt të Spitalit të Durrësit në momentin e rënies së flakëve, ka treguar momentin e para të kësaj ngjarjeje. Ajo ka treguar se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se janë bllokuar nga tymi, por kanë arritur të dalin përmes shkallëve të emergjencës, përmes ndihmës të personelit mjekësor.

"Isha katin e katërt. Ishte e papritur. Nuk dimë as vetë si ta themi. Ishim në gjumë. Tymi na bllokoi. Ishim katër veta. Ndihmuan njëherë njëra tjetrën pastaj erdhën edhe mjekët. Na ndihmuan dolëm nga shkallët metalike. Tano do iki në banesë. Na kanë thënë se do rikthehemi të hënën. Kishim frikë se ishin gjumë. Nuk është faji i askujt është fati. Të gjithë kanë qenë në gatishmëri", deklaroi pacientja.

Ora 11:13
Shkallët e emergjencës shpëtojnë pacientët e spitalit të Durrësit

Shkallët metalike të emergjencës kanë bërë të mundur shpëtimin e pacientëve gjatë kohës së përfshirjeve nga flakët të spitalit të Durrësit. Shkallët të cilat ndodhen në anën e jashtme të godinës duke i krijuar mundësi pacientëve të largohen me urgjencë.

Ora 11:09
Zjarri në Spitalin e Durrësit Policia: Ngjarja pak pas mesnate! U përfshinë nga flakët kabinat elektrike

1578737531_1578736303xhama32.jpg

Policia e Durrësit ka reaguar pas përfshirjes nga flakët të Spitalit të Durrësit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njofton se zjarrit dyshohet se ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga flakët të katër kabinave elektrike të katër kateve, fillimisht në katin e parë. 

Njoftimi i plotë

Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e  Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Ora 10:56
Godina përfshihet nga flakët, thyhen xhamat e Spitalit të Durrësit

Xhamat e spitalit të Durrësit janë thyer gjatë momentit të përfshirjes së flakëve, nga pacientët të cilët kanë nxituar ta hapin dyer për të lënë ndërtesën.

Ora 10:28
Drejtoresha e spitalit të Durrësit: Ngrohja bëhet me kaldaja, dyshohet shkëndijë elektrike! Asnjë nga pacientët nuk është dëmtuar

Drejtoresha spitalit të Durrësit Nadire Jani ka deklaruar për media se shkak për zjarrin që ka përfshirë spitalin e Durrësit ka qenë një shkëndijë elektrike, kjo për shkak se i gjithë spitali ngrohet me anë të kaldajave. Ajo tha se pacientët janë në gjendjen e mëparshme dhe kanë pasur përkeqësime apo dëmtime si pasojë e rënies së flakëve.

"Mendohet se rreth orës 12:25 të natës ka pasur një shkëndijë elektrike në panelin e katit të parë, duke sjell edhe flakët. Gjithë stafi është mobilizuar duke evakuuar pacientët që kanë qenë të paktën 100. Ata janë akomoduar të gjithë .Në Tiranë kanë ikur 5 pacientë, ikën në momentin e parë sepse kishin më shumë probleme për pjesën e oksigjenit. Janë në atë situatë që kanë qenë nuk kanë pasur përkeqësime. Spitali ngrohet gjithë kohën me kaldajë kështu që mendohet se ka ardhur për shkak të shkëndijës elektrike. Gjysma e spitalit funksionon, nuk ka probleme. Pas mbarimit të hetimeve ne do futemi ta pastrojmë. Pjesa tjetër do rregullohet paneli dhe do të futemi. Situata është nën kontroll", përfundoi ajo.

Ora 09:37
Zjarr në spitalin e Durrësit, foto nga vendi i ngjarjes
Ora 09:32
Zjarri në spitalin e Durrësit/ Prokuroria nis hetimet, sekuestrohen dosjet e rrjetit dhe raportet e mirëmbajtjes

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit. Grupi i hetimit ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët. Mësohet se në krye të këtyre hetimeve është prokurorja Pranvera Gruda. Prokuroria ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin. Ky hetim vjen pas një rasti të përsëritur të kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët.

Ora 09:14
Flakët në spitalin e Durrësit, 5 pacientë sillen në Tiranë

1578730772_spitalii.jpg

Si pasojë e rënies së flakëve në spitalin e Durrësit, janë zhvendosur të gjithë pacientët e neurologjisë dhe kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, dhe zhvendosja e tyre drejt Tiranës është pjesë e masave që ka marrë spitali i Durrësit për të normalizuar situatën.

Ora 09:09
Mjekë dhe pacientë në koridor, si është situata në Spitalin e Durrësit pas përfshirjes nga flakët

Report Tv sjell pamje nga spitali i Durrësit, pas përfshirjes nga flakët. Pacientë dhe familjarë kanë dalë jashtë nga dhomat për të shmangur qëndrimin në zonën e mbuluar nga tymi si pasojë e djegies së kabujve.

Ora 09:00
Inxhinieri i Spitalit të Durrësit: Zjarri nga ngarkesa në rrjetin elektrik! Janë djegur panelet, zëvendësimi i tyre kërkon kohë

Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabujve.

“Zjarri ka rënë nga ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të stinës dhe ngrohseve në ambientet e spitalit. Zjarri si fillim ka rënë në katin e parë tek pavioni i neurologjisë dhe më pas, meqënse janë me një kolonë të gjithë katet e rrjetit, ka avancuar në kat të dytë, të tretë dhe të katërt.

Për evakuimin e të sëmurëve është vepruar në mënyrë të shpejt nga personeli për arsye se janë edhe shkallët e emergjencës dhe zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha. Ishte thjesht tym dhe ndotja e ajrit nga djegia e elementëve që përbëjnë kabujt elektrik”, shprehet inxhinieri.

I pyetur se nëse kërkon kohë rregullimi i dëmeve, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit përgjigjet se: “Po, kërkon kohë riparimi i dëmeve sepse janë gjithsej katër kate. Po ashtu duhen ndryshuar panelet sepse janë djegur, janë të këputura.”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vendi i kusareve: 13/01/2020 06:47

    Mund te ndertosh gjera moderne por duhet tju permbahesh standarteve evropjane per mirembajtjen e tyre.Nejse pune shqiptaresh!Keshtu do jete ky vend edhe pas njeqind vjetesh!Kultura nuk futet me zor tek nje popull.Plus qe firmat duan pune dhe kenaqen per keto ngjarje.

    Përgjigju
  • Albani: 11/01/2020 11:10

    Mjerisht te gjitha zjarrevenjet ne spiale, fusha tona me ullinj plantazhe me agrume sptalet tona fabrikat e kane nje emer; SABOTAZH kunder popullin tone te pambrojtur nga sigurimi i shtetit. Te jemi me vigjilent kunder armiqeve tane.

    Përgjigju
  • Hasan Kodhima: 11/01/2020 09:54

    Komenti Hasanit

    Përgjigju
  • vllai: 11/01/2020 08:27

    kabul vllai kabul...

    Përgjigju
  • Jules Blakàori: 11/01/2020 06:24

    UN JAM O MENDIMIT PO DHE SA MÊ SHPEJT ZGJEDHJET E PARAKOHESHME DUKE I BER NUK ZGJEDHJET NJÊ PARTIAKE QÊ JAN NJÊ TURP DHE KRIM NDAJ NJÊ VENDI QÊ KERKON BASHKIMIN EUROPEAN

    Përgjigju
    • !!!!!: 11/01/2020 10:33

      Edhe une mendoj qe zgjedhjet jane zgjidhjet per zjarret, termetet dhe fenomenet e tjera natyrore.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)