Ministri i Bujqësisë, Andis Salla thotë se deri më datë 9 prill duhet të plotësojnë detyrat e lëna nga Bashkimi Europian për IPARD, që më pas të kërkojnë hapjen e fondeve.
“Ishim në Bruksel me ekipin dhe kemi diskutuar për të gjithë detyrat që kemi. Ne kemi qenë në datën 9 mars dhe brenda datës 9 prill duhet të dorëzojmë kërkesat që na janë kërkuar. Presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, tha Salla.
Lajmi kryesor:
Fondet IPARD? Salla: Afat deri më 9 prill për plotësimin e detyrave! Hiqet skema e naftës për fermerët, ministri: Rritëm mbështetjen për tufat











