IRAK- Mbi 1 milion shiitë janë mbledhur në tempujt dhe xhamitë në të gjithë Irakun për të festuar ditën e Ashures. Pelegrinët të veshur me të zeza për nder të Imam Huseinit kanë kryer ritualet fetare nën forca të shumta sigurie të vendosura në rrugë dhe në krye të xhamive ku ishin mbledhur njerëzit për të përkujtuar vrasjen e nipit të profetit Muhamed gjatë betejës së Qerbelasë në vitin 680 pas Lindjes së Krishtit.
Siguria është dyfishuar pas ngjarjeve të fundit ku kanë mbetur te vrarë qindra persona në vetëm pak ditë.
Xhihadistët islamikë të ISIS shihen si më të pamëshirshëm se paraardhësit e tyre, Al Qaeda të cilët mendojnë se ‘shiitët janë të pafe dhe meritojnë të vdesin’.
Në të kaluarën, kamikazë të maskuar si pelegrinë të infiltruar mes turmave të mëdha kanë kryer sulme gjatë tubimeve rreth Qerbelasë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com