Gjashtë roja sigurie dhe 30 të dënuar u vranë sot pas një arratisjeje masive nga një burg në veri të Irakut, deklaroi një zyrtar i lartë.
"Të paktën 40 të burgosur, përfshirë nëntë të dënuar për terrorizëm, u arratisën nga burgu i Khalisit, në provincën Diyala, 75 kilometra në verilindje të Bagdadit", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme irakiane, Saad Maan.
Ai shtoi se përleshjet kishin filluar që dje në mbrëmje kur të burgosurit u kishin rrëmbyer armët rojave të sigurisë.
"Policia është në kërkim të të ikurve në zonat përreth dhe ka publikuar fotot e tyre për identifikim", tha Maan./ /atsh/