Irak, beteja për Mosulin, mijëra
banorë braktisin shtëpitë e tyre

Irak, beteja për Mosulin, mijëra<br />banorë braktisin shtëpitë e tyre
IRAK-Me mijëra civil kanë braktisur shtëpitë e tyre në qytetin e Mosulit për shkak të luftimeve që po zhvillohen mes forcave irakiane dhe atyre të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Ndërkohë që forcat ushtarake të Irakut, kanë deklaruar se kanë rmarrë kontrollin e një prej urave të qytetit mbi lumin Tigër dhe pas riparimit të saj pritet rifillimi i ofensivës ndaj ISIS në pjesën perëndimore të qyteti, shumë persona kanë mbetur pa sendet e nevojshme për të mbijetuar.

Në zonën perëndimore të Mosulit mendohet të jetojnë 750 mijë civilë dhe një pjesë  e madhe e tyre, në mungesë së ushqimit dhe gazit për tu ngrohur kanë filluar të largohen nga banesat e tyre.

Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se në zonën në të cilën po zhvillohen luftime është shumë e vështirë gjetja e ushqimeve, por edhe në rastet kur ato ndodhen nëpër dyqanet e zonë, çmimi i tyre është shumë i lartë .

Sipas autoriteteve irakiane, që prej fillimi të ofensivës ndaj ISIS në pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit, në 19 –të shkurt, rreth 4 mijë persona kanë lënë shtëpitë  e tyre për t’ju larguar luftimeve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike