Irak, beteja për Mosulin, regjistrohet
sulmi i parë "kimik", 12 të plagosu

Irak, beteja për Mosulin, regjistrohet<br />sulmi i parë
IRAK-Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur në atë që mund të konsiderohet si sulmi i parë me armë kimik, në betejën për rimarrjen e plote të kontrollit në qytetin e Mosulit, nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
 
Një mjek i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka konfirmuar incidentin për BBC, ndërkohë që ka bërë të ditur gjatë këtij sulmi kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Mes të plagosurve është edhe një 11-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në sistemin e frymëmarrjes dhe në lëkurë si dhe një foshnje njëmujore.
 
Ndërkohë, mjekët e Kryqit të Kuq kanë deklaruar se ende nuk është zbuluar se çfarë substance është përdorur dhe shtuan se janë duke e trajtuar rastin si një sulm me armë kimike.
 
Ende nuk është zbuluar nëse autorët e këtij sulmi janë militantët e ISIS apo forcat irakiane, të cilat kërkojnë rimarrjen e kontrollit të plotë të qytetit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike