BAGDAT- Dy sulme vetëvrasëse në kryeqytetin e Irakut, në Bagdat, shkaktuan vdekjen e të paktën 34 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve.

Sulmet ende nuk janë marrë përsipër nga askush, por sipas ekspertëve dyshohet se janë kryer nga militantët ekstremist të shtetit islamik.

Në sulmin e parë, një prej kamikazëve është vetë shpërthyer në brendësi të një restoranti në lagjen me shumicë popullsie të besimit fetar shiite.

Në sulmin e dytë një burrë është vetë shpërthyer në një rrugë të mbipopulluar në lagjen Al Shurjah.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)