Ndërsa grupi terrorit ISIS ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, jehona e tyre bëhet më e madhe kur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonnia luftojnë nën flamurin e tyre. Dy ditë më parë mediat kosovare shkruanin se 8 shqiptarë pjesë e ISIS kanë humbur jetën në Irak.

Sa i vërtet është ky lajm ende nuk ka konfirmim, ndërsa vetëm për Sinan Muji ka konfirmim nga familjarët e tij. Por mediat në Kosovë shkojnë edhe më tej, ndërsa zbulojnë dhe emrat e shqiptarëve nga Shqipëria që janë vrarë në Siri e Irak,  duke luftuar nën flamurin e ISIS.  

Ja emrat e shqiptarëve nga Shqipëria që janë vrarë në Siri e Irak

Halit Maliqaj (31vjeç) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani, Edu Samed (40 vjeç) nga Porgradeci, Bledar Hamza (27 vjeç) nga Pogradeci, Diamant Rasha nga Tirana, N.N nga Librazhdi (24 vjeç ), Siri Sherif Tarshani (35 vjeç) nga Mollasi i Elbasanit.

Ja emrat e shqiptarëve, Kosova e Maqedonia që janë vrarë në Siri e Irak

Nga Kosova

Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga Prishtina, Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga Feriza. Viktima e fundit në Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu) Ebu Sofjani, Ebu Samiri nga Mitrovica, Ebu Ubajde, Ebu Jusufi-Zeqir Qorraj, Abdurrahman, Liridon Sadiku, Ebu Sara – Sinan Muji.


Nga Maqedonia 10

Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri, Alim Osmani (22) nga Shkup, Egzon Avdyli, Nimetullah Imeri (38), Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec (Shkup) Rasim S. nga Bellovishta (Gostivar), Xhelali (34) nga Shkupi, Vritet një shqiptare (28) nga një fshat i Strugës, me shtetësi austriake.


Lugina e Preshevës 1

Muaz Ahmeti (23) nga Tërnoci (Bujanoc).
  
Por Siri dhe Irak nuk luftojnë vetëm shqiptarët nga Ballkani, por edhe nga vendet perëndimore. Nga Zvicra janë së paku 5 shqiptare që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Sipas Shërbimi Informativ i Konfederatës (SRC) ne Bernë, rreth 40 persona nga Zvicra janë sot në xhihad.




 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)