Irak, forcat irakiane nisin ofensivë
të re kundër ISIS në Mosul

Irak, forcat irakiane nisin ofensivë<br />të re kundër ISIS në Mosul
Forcat irakiane kanë nisur një ofensivë të re kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik në qytetin e Mosulit.
 
Në këtë ofensivë, forcat irakiane synojnë rimarrjen e kontrollit të qendrës së vjetër të qytetit, e cila momentalish është nën kontrollin e ISIS.
 
Ndërkohë më 19 shkurt, forcat irakiane nisën një operacion të madh kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, me qëllim rivendosjen e kontrollit të tyre në pjesën perndimore të Mosulit.
 
Momentalisht pjesa më e madhe e Mosulit Perëndimor ndodhet nën kontrollin e militantëve të ISIS.
 
Gjatë luftimeve të zhvilluar mes palëve janë raportuar edhe sulme me substanca kimike, të cilat mjekët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë janë duke i trajtuar si sulme me armë kimike.
 
Qyteti i Mosulit ra nën kontrollin e militantëve të ISIS në verën e vitit 2014.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike