BAGDAD, 9 gusht /ATSH-DPA/ - Kryeministri irakian, Haider al-Abadi bëri thirrje që postet e zëvendëspresidentit dhe zëvendëskryeministrit të shfuqizohen, si pjesë e një plani të reformës që pasoi protestat masive kundër paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar të dyshuar.
Aktualisht në Irak, janë tre zëvendëspresidentë dhe tre zëvendëskryeministra.
Gjithashtu, El-Abadi sugjeroi uljen e numrit të truprojeve të zyrtarëve shtetërorë me qëllim uljen e shpenzimeve publike.
Ai propozoi formimin e një komisioni antikorrupsion.
Kabineti dhe parlamenti duhet të miratojnë masat, që u shpallën në një deklaratë.
Të premten, mijëra irakianë dolën në rrugë në disa qytete, edhe në kryeqytet, në Bagdad, për të protestuar kundër shërbimeve joefikase publike duke përfshirë mungesat e shpeshta të energjisë elektrike.
Al-Abadi, një shiit, mori detyrën vitin e kaluar në mes të ndarjeve politike dhe një spastrimi territorial nga ana e milicisë ekstremiste të Shtetit Islamik, në Irak.
Ai ka kërkuar që të forcojë unitetin kombëtar për fushatën ushtarake të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër organizatës radikale sunite, që gjithashtu sundon terrritorin e gjerë të Sirisë./  /n.r/   a.jor.