/ATSH-AFP/ - Kryeparlamentari irakian i bëri sot thirrje kryeministrit për shkarkimin e ministrave që shfaqin forma neglizhence apo korrupsioni, në kuadër të planit ambicioz të reformave të miratuara dje nga qeveria.
"I bëjmë thirrje kryeministrit të shkarkojë nga të gjitha funksionet ministrat që janë qartësisht fajtor për shkelje, neglizhencë ose korrupsion", u shpreh Salim al-Joubouri për median ndërsa mijëra persona po zhvillojnë protesta kohët e fundit në Bagdad dhe në jug të vendit kundër korrupsionit të përhapur në klasën politike, qeverisjes së dobët dhe rrënimit të shërbimeve publike.
/Shqiptarja.com