Irak, McGruk: Luftëtarët e ISIS të
mbetur në Mosul do të vdesin aty

Irak, McGruk: Luftëtarët e ISIS të<br />mbetur në Mosul do të vdesin aty
IRAK-"Çdo luftëtarë i të ashtuquajturit Shtet Islamik, i mbetur në Mosul do të vdes në atë qytet", kjo është deklarata e Brett McGurk, i dërguari i SHBA-së në Irak për kordiminimin e ofensivë kundër ISIS.
 
Sipas BBC, McGurk e ka bërë këtë deklaratë menjëherë pasi forcat irakiane kanë bllokuar edhe rrugën e fundit të tërheqjes së luftëtarëve të ISIS nga Mosuli.
 
Xhihadistët kanë mbajtur nën kontrollin e tyre Mosulin që nga viti 2014, ndërkohë që gjatë ofensivës të nisur në muajin shkurt e cila është duke vazhduar ende, forcat irakiane të mbështetura nga ato amerikanë kanë arritur të vendosin nën kontrollin e tyre zona të mëdha të qytetit.
 
" Divizioni i 9-të i ushtrisë irakiane bllokoi rrugën e fundit që të nxjerr nga Mosuli dhe çdo luftëtar i të ashtuquajturit Shtet Islamik që ka mbetur në qytet do të vdes aty pasi janë të zënë në kurth. Jemi zotuar jo vetëm t'i mposhtim në Mosul, por të sigurohemi që xhihadistët që ndodhen në qytet të mos kenë mundësi të arratisen", u shpreh McGurk përpara gazetarëve në Baghdad.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)