Irak, mijëra protestues sulmojnë ambasadën amerikane në Bagdad, Trump: Irani do të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Disa mijëra protestues u mblodhën para ambasadës amerikane në Bagdad dhe e sulmuan atë për të protestuar ndaj sulmeve të kryera të dielën kundër strukturave të ndryshme të milicisë pro-iraniane Kataib Hezbollah në kufirin midis Irakut dhe Sirisë ku gjetën vdekjen 25 prej tyre.

Demonstruesit u shkëputën nga procesioni i varrimit të 25 luftëtarët shiitë të vrarë dhe duke hedhur parrulla të tilla si "Vdekje për Amerikën", "Jo Amerikës ... Jo Trump", ata kaluan pikën e kontrollit në Zonën e Gjelbër dhe arritën në ambasadë.

Forcat speciale fillimisht i shtynë prapa, por më vonë një grup demonstrues arritën të kapërcejnë gardhin e parë të kompleksit.

Në një përpjekje për të shpërndarë turmën, trupat amerikane përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Ambasadori Matthew H. Tueller dhe një pjesë e stafit nga selia diplomatike janë larguar nga ambasada.

Sipas mediave lokale, 62 persona u plagosën në trazira.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump.

"Irani ka vrarë një amerikan dhe ka plagosur disa të tjerë. Ne jemi përgjigjur ashpër dhe do ta bëjmë gjithmonë këtë. Tani Irani po orkestron një sulm ndaj Ambasadës Amerikane në Irak. Ata do të jenë plotësisht përgjegjës".
Operacioni kundër militantëve pro-Teheranit u urdhërua nga Pentagoni të dielën në shenjë hakmarrjeje për sulmet e fundit raketore kundër interesave amerikane në rajon, në veçanti lëshimin e më shumë se 30 raketave kundër një baze amerikane në Kerkuk, e cila rezultoi me vdekjen e një kontraktues amerikan.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo dha dritën jeshile për sulmin hakmarrës pasi informoi presidentitn amerikan Donald Trump dhe deklaroi se SHBA nuk do të rrinë të shohin sesi Irani  vazhdon të ndërmarrë veprime që rrezikojnë trupat amerikane.

Tabela e shahut irakian mbetet një zonë me intensitet të lartë operacional në të cilën konfrontimi me Iranin mund të çojë në përshkallëzim të situatës.

Seria e kërcënimeve dhe përplasjeve midis Uashingtonit dhe Teheranit ka bërë që i gjithë vendi ‘të vlojë’ nga prania e lartë ushtarake amerikane dhe me mijëra "këshilltarë" ushtarakë po monitorojnë operacionalisht situatën. Por shumë në Irak dëshirojnë të shohin largimin përfundimtarë të SHBA nga territori kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'