Tre raketa kanë rënë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, në Irak pranë ambasadës Amerikane- raportuan burimet e sigurisë.
Përfaqësimi diplomatik amerikan, si dhe strukturat e tjera të Uashingtonit në rajonin e Lindjes së Mesme, ka qenë prej kohësh në shënjestër të militantëve shiitë pro-iranianë
Sulmet e tyre kanë ardhur në shenjë hakmarrje vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad më 3 janar, gjë e cila shkaktoi një konfrontim të ashpër me Teheranin.
Komento