/ATSH-AFP/ - Parlamenti irakian miratoi sot në mënyrë unanime planin e reformave antikorrupsion që kryeministri Haider al-Abadi përpunoi me synim uljen e tensioneve në radhët e popullsisë e pakënaqur nga keqadministrimi i vendit.
Plani u miratua njëzëri, deklaroi kreu i Parlamentit, Salim al-Joubouri i shoqëruar me entuziazëm dhe duartrokitje pas procesit të votimit i cili u zhvillua menjëherë pas leximit për nisjen e seancës së programit të reformave, pa shkaktuar debat në radhët e parlamentarëve.