Irak, rimerret kontrolli i disa zonave
përgjatë lumit Tigër nga ISIS

Irak, rimerret kontrolli i disa zonave<br />përgjatë lumit Tigër nga ISIS
Forcat irakiane në vazhdimësi të operacionit për rimarrjen e kontrollit në qytetin e Mosulit, kanë vendosur në kontrollin e tyre disa zona përgjatë lumit Tigër të cilat kanë qenë nën kontrollin e të ashtuquajturit, Shtet Islamik.
 
“Kemi marrë kontrollin e disa lagjeve të banuara përgjatë lumit Tigër, të cilat ishin nën kontrollin e ISIS dhe aktualisht forcat janë duke kaluar në zonat e militantëve”, është shprehur gjeneralmajor Maan al-Saadi.
 
Gjithashtu ai ka shtuar se forcat irakiane janë duke avancuar edhe në pjesën veriore të lumit Tigër.
 
Mosuli, i cili është qyteti i dytë më i madh i Irakut, ka qenë nën kontrollin e ISIS që prej vitit 2014. Ndërkohë forcat irakiane, të mbështetura nga forcat ajrore të SHBA-së, kanë filluar që prej muajit tetor operacionin për rimarrjen e kontrollit të qytetit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf