BAGHDAD-18 inxhinierë dhe punëtorë turq u rrëmbyen mëngjesin e sotëm në kryeqytetin iraken, Baghdad, nga persona të maskuar dhe të armatosur. Ky lajm u bë publikë nga zyrtarët iraken të sigurisë, ndërsa u konfirmua edhe nga ministria e jashtme e Turqisë.
Rrëmbyesit pasi çarmatosën rojet e sigurisë, arritën të mernin peng 18 persona, të cilët ishin duke fjetur në atë moment. Nga raportimet mësohet se pengjet ishin punëtorë të një kompanie turke, e cila po merrej me ndërtimin e një kompleksi sportiv në qytetin Sadër, në zonën e kontrolluar nga grupet ekstremiste Shiite.
Ministria e jashtme turke për arsye sigurie nuk ka bërë publikë identitetin e punëtorëve, ndërkohë shton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet irakene, të cilat kanë nisur tashmë hetimin për identifikimin e autorëve.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com