TIKRIT- Militantë të armatosur kanë sulmuar një burg në qytetin e Tikrit në Irak duke vrarë 12 roje të sigurisë dhe liruar 90 persona të vuanin dënimin. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se një bombë shpërtheu të enjten mbrëma pranë portës hyrëse të burgut në Tasfirat dhe më pas nisën përplasjet mes militantëve dhe rojeve të sigurisë.
Luftimet zgjatën deri në orët e para të së premtes ndërsa militantët mundën të kontrollonin gjitha daljet e burgut. Një burim nga komanda e policisë në provincën e Salaheddin tha për AFP se forcat e sigurisë e kanë marrë tanimë kontrollin duke rivendosur situatën normale.
Agresorët kanë marrë me vete një makinë policie dhe armatimin e sekuestruar nga rojet e vrara. Burgu Tasfirat mban brenda qindra të burgosur shumica prej të cilëve të dënuar me vdekje. Në prill policia pati deklaruar se zbuloi një plan të të burgosurve për tu arratisur.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com