BAGDAD, 25 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën 11 persona janë vrarë pas një atentati kamikaz kundër një xhamie në lindje ët Bagdadit, njoftuan burime të sigurisë dhe mjekësore.
Atentati, që ka shkaktuar gjithashtu edhe 32 të plagosur, ndodhi tre ditë pas një sulmi që shkaktoi 70 të vdekur kundër një xhamie sunite në verilindje të kryeqytetit, që ka ngjalluar tensionet konfesionale dhe ka çuar në përpjasje mes sunitëve dhe shiitëve.
Iraku është përfshirë që prej 9 qershorit nga një ofensivë e përgjakshme e kryengritësve sunitë ndërmarrë nga xhihadistët e Shtetit Islamik që janë shtrirë në territoret e pesë provincave ët vendit duke shkaktuar arratisjen e dhjetëra mijëra personave./
/ec/