BAGDAD, 24 shkurt /ATSH-AFP/ - Një atentat i dyfishtë me autobomba shkaktoi sot të paktën 22 të vdekur dhe 44 të plagosur, në periferi të Bagdadit, njoftuan burime irakiane të sigurisë.
"Autobombat shpërthyen pranë një kazerme zjarrfikësish, në lagjen 'Jisr Diyala' në juglindje të Bagdadit, në ndërkohë që pranë kësaj kazerme, një grup të rinjsh po luanin fuboll në një fushë të improvizuar", thanë burime nga Ministria e Brendshme irakiane.
Bilanci i viktimave është konfirmuar edhe nga burime mjekësore.
Prej disa javësh, Iraku është shndërruar sërish në skenë të një dhune të përgjakshme./ a.jor.