Irak, të rinjtë në rrugë kundër korrupsionit dhe çmimeve të larta, 7 të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestave (VIDEO)

Të pakët 7 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci në rrugët e Bagdadit, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe korrupsionit në Irak. Midis viktimave - në Bagdad dhe Nassiriya - ka polic dhe fëmijë të vrarë.

Në demonstratat, të cilat u mbajtën në qytete të ndryshme të vendit, në veçanti në rajonet qendrore-jugore, kryesisht morën pjesë të rinj të pa punë dhe studentë të universitetit.

Protestat në Irak i bëjnë jehonë protestave të kohëve të fundit në Liban dhe Egjipt, ku mungesa e vendeve të punës dhe qasja gjithnjë e më e kufizuar në shërbime shëndetësore dhe arsimore kanë bërë që qindra mijëra të rinj pa perspektivë të dilnin në rrugë.

Autoritetet vendosën masën e shtetrrethimit në Bagdad, Nasiriya dhe dy qytete të tjera jugore.

Zona e gjelbër e kryeqytetit Irakian u mbyll si një masë paraprake. Qasja në internet është e bllokuar.

Kryeministri Abdul-Mahdi shprehu keqardhjen e tij për dhunën dhe premtoi të hapë një hetim.

Sipas Bankës Botërore, shkalla e papunësisë midis të rinjve në Irak arrin në 25%.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë