Iran, 10 vite burg për gratë që nuk veshin hixhab

Iran, 10 vite burg për gratë që nuk veshin hixhab

Autoritetet iraniane do të miratojnë një ligj i cili parashikon një deri në 10 vjet burg për gratë që do të nxjerrin në rrjetet sociale foto të tyre pa velin islamik.

Ligji ka për qëllim të shmang fushatën që aktivistja Masih Alinejad ndërmori nga SHBA, ku ftonte vajzat dhe gratë në Republikë e Iranit, të protestonin dhe të dilnin hapur pa velin islamik.

Irani e ka akuzuar aktivisten Alinejad si bashkëpunëtore të SHBA.

Shumë femra iraniane i janë bashkuar aktivistes Alinejad dhe fushatave “Liria ime klandestine” dhe “Të mërkurat e bardha” për të protestuar kundër detyrimit për të mbajtur velin dhe veshjen hixhab, i detyrueshëm që nga vitit 1983.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja