Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin

Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin

Iran

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.

“Ndërsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbështetësit e tij perëndimorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë patur sukses në qëllimet e tyre të liga kundër popullit të Gazës dhe Libanit, tani ata po kërkojnë të përhapin krizën në Iran me një sërë veprimesh të planifikuara kundër sigurisë së vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i mijëra pajisjeve të komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore të përdorura nga Hezbollahu në Liban, sulm për të cilin akuzohet Izraeli.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.

Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.

Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan