Iran, 19 marinarë të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë një aksidenti në manovrat luftarake në Gjirin e Omanit

Iran, 19 marinarë të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë një aksidenti në manovrat luftarake në Gjirin e Omanit

Nëntëmbëdhjetë marinarë iranianë vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një aksident të shkaktuar gjatë disa manovrave luftarake në det, në Gjirin e Omanit, jashtë Gadishullit Arabik.

Mediat iraniane shkruajnë se fregata Jamaran ishte duke testuar një raketë të re kundër-anije e cila, në vend të shënjestrës, goditi anijen mbështetëse Konarak  e cila u mbyt menjëherë.

Sipas faqes televizive shtetërore, anija e ndihmës "Konarak u godit nga një raketë dje pasdite gjatë një stërvitjeje ushtarake në ujërat e Bandar-e Jask" jashtë bregdetit jugor të Iranit.

Sipas raporteve të hershme jozyrtare, Jamaran - i Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) - nisi raketën para kohe, pa i dhënë kohë Konarak për t'u larguar nga hapsira e qitjes.

Marina iraniane ka njoftuar gjithashtu se shkaku i aksidentit është duke u hetuar.

Konarak ishte një anije e lehtë mbështetëse logjistike e prodhuar në Hollandë dhe e blerë nga Irani pak para revolucionit islamik të vitit 1979. Anija peshonte 447 ton, ishte 47 metra e gjatë dhe ishte e pajisur me katër raketa lundrimi, sipas televizionit shtetëror .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekastrijot lloti: 12/05/2020 16:19

    Po esht enevojishme psejo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre