TEHERAN- Qindra kandidatë do të konkurrojnë për t'u bërë presidenti i ardhshëm i Iranit, që variojnë që nga miqtë dhe armiqtë e kreut aktual Mahmud Ahmadinexhad. Një total prej 686 kandidatë janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në afatin e përcaktuar për zgjedhjet e qershorit, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Ahmadinexhadi është i detyruar të lërë pushtetin pasi nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë presidencial. Në listën e kandidatëve për drejtimin e Iranit, spikasin dy emra, këshilltari kryesor i presidentit aktual, Esfandiar Mashaei dhe ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani i cili ishte paraardhësi i Ahmadinexhadit

Rafsanjani ka qenë prej kohësh një kritik i patundur dhe rival i hidhur politik i Ahmadinexhadit dhe shërbeu në dy mandate si president nga 1989 në 1997. Disa javë pas zgjedhjeve të vitit 2009, Rafsanjani dënoi shtypjen e dhunshme të regjimit kundër lëvizjes opozitare dhe foli për të drejtën e njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ndërkohë Guardian Council e cila është e kontrolluar nga lideri shpirtëror i vendit Ali Khamenei ende nuk ka përcaktuar kandidatët për president.

Një nga liderët e Revolucionit Islamik, Ali Khamenei është i njohur për tij qëndrimet antiamerikane dhe antiizraelite, por edhe si një lider i cili i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkencës dhe të energjisë bërthamore.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)