Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome

Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome

Pamje nga vendngjarja

Një adoleshente iraniane është në gjendje kritike pas një konfrontimi me autoritetet në metronë e Teheranit për një shkelje të ligjit të hixhabit. Rasti i Armita Geravand është shumë i ndjeshëm, duke ngritur shqetësime se 16-vjeçarja mund të ndërrojë jetë si Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare, e cila vdiq vitin e kaluar kur ishte në paraburgim nga policia morale.

Vdekja e saj shkaktoi muaj protestash mbarëkombëtare. Geravand tani është në koma, njoftoi të martën Organizata Hengaë për të Drejtat e Njeriut, rapoton Reuters.

Zyrtarët e Republikës Islamike mohojnë se ka pasur një takim mes policisë dhe Geravand, duke pretenduar se vajzës i ra të fikët “për shkak të presionit të ulët të gjakut”.

Lajmi për shtrimin në spital të Geravand filloi të përhapet të dielën kur gazetari iranian me bazë në Londër, Farzad Seifikaran, shkroi në rrjete sociale se adoleshentja dhe miqtë e saj u ndaluan nga policia pasi dyshohet se nuk mbanin shami.

Një deklaratë nga autoriteti i metrosë së Teheranit mohoi të kishte ndodhur një sulm fizik. Pamjet e CCTV të publikuara nga agjencia, të cilat dukej se ishin të redaktuara, tregojnë një grup vajzash adoleshente që hyjnë në metro pa veshur shami. Një nga vajzat më pas nxirret nga metroja pa ndjenja.

Ngjarja vjen më shumë se një vit pasi 22-vjeçari Amini u arrestua nga policia pasi dyshohet se nuk kishte respektuar plotësisht rregullat e detyrueshme të hixhabit. Gjatë ndalimit, Amini ra në mënyrë misterioze në koma dhe më pas vdiq në spital.

Vdekja e saj tragjike shkaktoi protesta të përgjakshme mbarëkombëtare të cilat përfshinë vendin për muaj të tërë. Dhjetëra mijëra u arrestuan dhe mbi 500 njerëz u vranë në protesta, siç raportoi grupi i të drejtave të njeriut në Iran në prill. Protestat kundër regjimit shpërthyen edhe në Paris, Stamboll dhe qytete të tjera anembanë botës. Shumica e protestuesve shprehen në rrjetet sociale shqetësimin se 16-vjeçarja mund të jetë një tjetër Mahsa Amini.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora