IRAN - Një studente iraniane është arrestuar ditën e djeshme (2 nëntor 2024) pasi u shfaq gjysmë e zhveshur në oborret e universitetit ku studion.
Sipas “Amnesty Iran”, veprimi i të resë ishte formë prosteste kundër kodit të rreptë të veshjes, pasi ajo u ngacmua fizikisht nga oficerët e sigurisë për veshjen e gabuar të hixhabit të saj.
Videoja e momentit që qarkullon në platformën “X”, e filmuar nga studentë të tjerë të universitetit me pamje nga kampusi i Universitetit Islamik Azad të Teheranit, ka tërhequr shumë vëmendje në internet, ku shumë njerëz "duartrokasin" studenten për "guximin" e treguar.
“Amnesty Iran” kërkon për lirimin e menjëhershëm të studentes, duke bërë thirrje mbrojtjen e saj nga "tortura dhe keqtrajtimet".
Gjithashtu, organizata kërkon që asaj t'i lejohet komunikimi me familjarët dhe të ketë një avokat mbrojtës.
“Akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale ndaj saj gjatë arrestimit kanë nevojë për hetime të pavarura dhe të paanshme”, shton “Amnesty Iran”.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun në Universitetin Islamik Azad të Teheranit, pretendon se hetimet fillestare tregojnë se studentja vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ishte në gjendje të rëndë.
K.M/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
22 Dhjetor, 10:31
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor, 15:09
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor, 11:06
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor, 22:51
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor, 09:28
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor, 18:46
-
Ish-gazetari i REL dënohet me 10 vjet burg në Iran
14 Dhjetor, 15:48
-
Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)
13 Dhjetor, 12:49
-
Ilir Yzeiri: Përse nuk dëgjohen elitat në Shqipëri, apo punë shqiptarësh
13 Dhjetor, 12:25
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40
-
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri
9 Dhjetor, 17:21