Iran, arrestohet vëllai i presidentit
akuzohet për krime financiare

Vëllai i presidentit iranian, Hossein Fereydoun, i cili njëkohësisht ka mbajtur edhe postin e këshilltarit të veçantë të presidentit është arrestuar.

Sipas asaj që ka deklaruar një zëdhënës i drejtësisë iraniane, Hossien Fereydoun, akuzohet për krime financiare.

Hossein Fereydoun si dhe persona të tjerë të lidhur me të janë marrë disa herë në pyetje. Për vëllai e presidenti u vendos një garanci, por duke qenë se ai nuk mund ta paguante është burgosur. Nëse ai paguan garancinë do të lirohet”, ka deklaruar zëdhënësi, Gholamhassein Mohsen- Ejein.

Emri i vëllait të presidentit Hassan Rohan, është përmendur për më shumë se një vit për përfshirje në afera korruptive dhe konservatorët kishin kërkuar disa herë arrestimin e tij për korrupsion.

Hassan Rohan u rizgjodh për herë të dytë si president të Iranit në maj, ku mori 57% të votave. Gjatë fushatës elektorale Rohan është akuzuar shpesh herë për pengim të hetimeve ndaj të afërmve të tij,  të cilët akuzoheshin për korrupsion.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti