Në aeroportin Mahshahr, në rajonin qendror-perëndimor të Iranit, një aeroplan i nisur nga Teherani, bëri ulje emergjente të detyruar për shkak të një avarie në motor.
135 pasagjerët e avionit nuk patën dëmtime
Televizioni shtetëror iranian raportoi se piloti kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen.

Në aeroportin e kryeqytetit dy avionë të tjerë u detyruan të ktheheshin sërish në pistë pas ngritjes për shkak të problemeve teknike.
Sipas njoftimeve të mediave, defektet e shpeshta të flotës së pasagjerëve iranianë janë shkaktuar pjesërisht nga sanksionet e SHBA-së që i bëjnë më të vështira aktivitetet e mirëmbajtjes.
Komente

