IRAN - Më shumë se 80 lëkundje janë ndjerë në pjesën veriperëndimore të Iranit, pas dy tërmeteve 6.3 dhe 5.4 ballë e shkallës Rihter duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 37 personave dhe plagosjen e 850 të tjerëve.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, epiqendra ka qenë 89 km larg larg centralit bërthamor të Bushehrit, që fatmirësisht raportohet, që nuk ka pësuar dëme material, që mund të shkaktonin pasoja të rrezikshme për ambientin dhe njerëzit.

12 fshatra janë shkatërruar plotësisht dhe residentët e terrorizuar kanë kaluar natën në ambiente të hapura.

Televizioni shtetëror Iranian tha se 10 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi të cilat janë shkatërruar terësisht nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve.

Nëpërmjet rrjeteve sociale përdoruesit kanë njoftuar se tërmeti është ndjerë dhe rreth Gjirit në Dubai si dhe në Abu Dabi.

Programi bërthamor i Iranit është subjekt i shqetësimeve ndërkombëtare dhe frikës se Teherani po përgatit armë bërthamore e cila ka këmbëngulur se puna në Bushehr dhe në centralet e tjera bërthamore është vetëm për qëllime paqësore.

Irani është një vend me veprimtari të zhvilluar sizmike kur në vitin 2003, një tërmet vrasës në qytetin Bam shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 mijë personave.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)