Iran/ Në Tabriz homazhe për presidentin Ebrahim Raisi, të enjten ceremonia mortore

Iran/ Në Tabriz homazhe për presidentin Ebrahim Raisi, të enjten ceremonia mortore

Pamje nga ceremonia mortore

Në Tabriz po mbahen homazhet në nder të presidentit Iranian Ebrahim Raizi, ministrit të jashtëm dhe 7 viktimave të tjerë që humbën jetën të dielën e 19 majit 2024. Mijëra qytetarë po marrin pjesë në ceremoni. Funerali do të mbahet të enjten, ndërsa janë shpallur 5 ditë zie.  

Me qindra iranianë mbushën rrugët e qytetit të Tabrizit mëngjesin e sotëm, për të marrë pjesë në homazhet për presidentin Ebrahim raisi, i cili vdiq në në aksidentin tragjik me helikopter të dielën e 19 majit 2024. Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, janë vendosur në mes të turmës. Marshimi me trupat e viktimave nis nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi  ku ndodhi aksidenti.

Ndër liderët që ishin të pranishëm në homazhet në Tabriz, ishte ministri i brendshëm Ahmad Vahidi. Në një fjalim të transmetuar në TV shtetëror iranian, ai tha se nëse ky incident do të ndodhte në ndonjë vend tjetër, do të përballej me një të ardhme shumë të zymtë. Por sipas tij kjo nuk di të ndodhë në Iranin që drejtohet nga Udhëheqësi Khameni.

Varrimi i presidentit iranian Raisi është planifikuar në dy faza, ku në Tabiz po mbahet ceremonia dhe homazhet ndërsa të enjten funerali zyrtar. Më vonë trupi i Raisit dhe të tjerëve do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, përpara se të dërgohet në Tehran. Qytetarët u shfaqën në rrugët e Tabrizit me portertet e liderit të vdekur dhe me flamujt iranianë. Lideri suprem Ajatollahu ali Khamenei shpalli 5 ditë zie në nderim të presidentit.

Por pavarësisht pjesëmarrjes masive në homazhe për presidentin Raisi, kjo nuk përfaqëson tërësinë e opinionit publik iranian, pasi shumë të tjerë në mediat sociale shprehën entuziazmin e tyre për vdekjen e tij. Madje nuk munguan edhe postimet e videove dhe festimet me fishekzjarre, para se vdekja e Raisit të konfirmohej.

Prokurori i Përgjithshëm iranian Mohammad Kazem Movahhedi Azad urdhëroi se do ketë ndëshkime ndaj përdoruesve të internetit që publikojnë "fyerje" kundër presidentit të ndjerë dhe viktimave të tjera që vdiqën në rrëzimin e helikopterit. Ndërkohë qeveria shpalli të mërkurën pushim, kur pritet të mbahen homazhe edhe më të mëdha në Teheran me pjesëmarrjen e liderit Suprem Khamenei. Banorëve të Teheranit iu dërguan mesazhe duke i ftuar ata të merrnin pjesë në ceremonitë funerale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë