Iran/ Mbi 100 të arrestuar lidhur me valën e helmimit të vajzave

Iran/ Mbi 100 të arrestuar lidhur me valën e helmimit të vajzave

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA duke iu referuar Ministrisë së Brendshme njofton, se të dyshuarit lidhur mevalën e helmimeve janë kapur në njëmbëdhjetë provinca të vendit. "Më shumë se 100 vetë, që janë përgjegjës për rastet e fundit nëpër shkolla, janë identifikuar, arrestuar dhe kontrolluar", ka deklaruar ministria sipas këtyre informacioneve.

Që prej tre muajsh në Iran herë pas here njoftohet për helmim masiv të vajzave nëpër shkolla. Autoritetet dyshojnë, se pas kësaj qendron përpjekja për t'i përjashtuar vajzat nga arsimi. Gjatë një vale sulmesh me helmim që nga fundi i nëntorit vajzave u ka rënë të fikët, kanë vuajtur nga të përzierët, asifksia dhe simptoma të tjera, pasi kanë nuhatur erëra „të këqia" në territorin e shkollës. Disa vajza janë trajtuar në spital. Sulmet e pandehura me helm në rreth 230 shkolla kanë ndodhur në 25 provinca nga 31 që ka gjithsej në Iran, kjo ka shkaktuar frikë e indinjatë tek prindërit e nxënëseve.

Njoftohen dënime të ashpra

Të hënën (06.03.2023) udhëheqësi fetar i Iranit, Ayatollah Ali Chamenei, bëri thirrje që dorasit "krimit të pafalshëm" të përndiqen "pa mëshirë". Po në të njëjtën ditë kreu i drejtësisë iraniane Mohseni Edschei, deklaroi se të arrestuarit në kontekstin e helmimeve duhet të akuzohen për "korrupsion në tokë", gjë që nënkupton dënimin me vdekje.

Pas helmimeve masive të nxënëseve nëpër shkolla qeveria në Teheran të martën (07.03.2023) komunikoi për arrestimet e para. Ministria e Brendshme deklaroi, se shërbimet e sigurisë dhe ato sekrete kanë arrestuar në gjashtë provinca "disa persona". Ata dyshohen se kanë prodhuar lëndë të rrezikshme.

Lidhje me grupe "armiqësore"?

Ministeria deklaroi edhe se, dorasit e pandehur mund të kenë lidhje me grupe "armiqësore". "Ndër të arrestuarit ka personam e motive armiqësore dhe me qëllim të ngjallin frikë në popull dhe tek nxënësit për të mbyllur shkollat." Kjo deklaratë u referohet lidhjeve të mundshme me një grupi opozitar të iranianëve në ekzil, që janë strehuar në Shqipëri dhe të cilët Teherani i ka shpallur si organizatë "terroriste", fjala është për muxhahedinët oose Mujahedeen-e-Khalq (MEK). "Hetimet vazhdojnë kundër këtyre personave kriminelë, duke përfshirë edhe zbulimin e lidhjeve të mundshme të tyre me organizatën terroriste Mek dhe të tjera",thuhet më tej. Ministria shtoi, se numri i rasteve të helmimeve në shkolla është në rënie gjatë ditëve të fundit.

Helmimet filluan dy muaj pas protestave, që shpërthyen në shtator në Iran pas vdekjes së 22 vjeçares kurde Jina Mahsa, e cila u arrestua për shkelje të rregullores së veshjes për gratë. Udhëheqja iraniane bën përgjegjës për protestat forcat armiqësore jashtë vendit, që janë të lidhur me kryearmiqtë si SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave