Iran/ Mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave

Iran/ Mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave

Protestat mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit shpëthyen masivisht ku humbën jetën mbi 200 persona, kështu deklaruan trupat kryesor të sigurisë iraniane.

Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator pasi u arrestua në Teheran nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës, raportojnë mediat e huaja.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare tha se numri i viktimave gjatë trazirave “ka tejkaluar shifrën prej 200”.

Ky këshill tha se në këto të dhëna përfshihen zyrtarët e vrarë të sigurisë, civilët, “separatistët”, por edhe “rebelët”. Ky term përdoret nga autoritetet iraniane për të përshkruar protestuesit.

Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për herë të parë gjatë kësaj jave tha se mbi 300 persona kanë vdekur gjatë trazirave.

Këshilli i Sigurisë tha se përveç viktimave në njerëz, dhuna ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja