Foto: Badr Abdelatty dhe Ishaq Dar

Ministri i Jashtëm i Egjiptit do të takohet sot me Ministrin e Jashtëm të Pakistanit në Islamabad për të diskutuar përpjekjet për të rikthyer Shtetet e Bashkuara dhe Iranin në tryezën e negociatave dhe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, sipas burimeve zyrtare.

Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi se Ishaq Dar dhe Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty do të zhvillojnë bisedime dypalëshe mbi zhvillimet rajonale.

Ministria e Jashtme egjiptiane tha se takimi do të përqendrohet në "zhvillimet në përshkallëzimin ushtarak dhe përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Kryeparlamentari iranian: Forcat tona të armatosura po ju presin