Parlamenti iranian ka krijuar sot një komision special për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore të arritur me fuqitë e mëdha, njoftuan sot mediat iraniane.
Ky komision përfshin 15 anëtarë, 13 konservatorë dhe dy reformatorë duke reflektuar kështu përbërjen e Parlamentit të dominuar nga deputetët konservatorë.
Ai do të shqyrtojë marrëveshjen bërthamore të arritur më 14 korrik mes Iranit dhe fuqive të mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani).
Marrëveshja parashikon limitimin e programit bërthamor civil në këmbim të një heqjeje progresive të dhe të rikthyeshme të sanksioneve ndërkombëtare vendosur kundër ekonomisë iraniane që prej vitit 2006.
Numri një iranian theksoi të hënën se marrëveshja për programin bërthamor nuk ishte e qartë, miratimi përfundimtar i saj në Iran ashtu dhe në SHBA nuk ishte i sigurt sipas tij.












