Irani duket se po përgatitet ushtarakisht, teksa presioni nga Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin gjatë ditëve të fundit.

"Gardat Revolucionare dhe Basij", korpusi i milicisë së Gardës, "kryen një stërvitje ushtarake pesë-ditore në Teheran, me emrin e koduar Udhëheqësi Martir Imam Khamenei", tha Hassan Hassanzadeh, një nga komandantët e Gardës në Teheran.

"Stërvitjet ushtarake, të cilat u zhvilluan me sukses, kishin për qëllim përgatitjen dhe forcimin e aftësive luftarake të forcave për t'iu kundërvënë çdo lëvizjeje nga armiku sionist-amerikan", shtoi ai, sipas agjencisë së lajmeve Fars.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin, i brishtë! Çmimi i naftës bruto rritet në 108 dollarë për fuçi! Inflacioni në SHBA tejkalon vlerësimet, shkon në 3.8%