Në prononcimin e tij të parë që prej nisjes së protestave presidenti Rouhani paralajmëroi se dhuna e protestuesve nuk do të tolerohet. Presidenti Rouhani në të njëjtën kohë shprehu keqardhje për situatën ekonomike, mungesën e transparencës dhe korrupsionin megjithatë mbrojti arritjet e Iranit.
“Qytetarët janë të lirë të shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisë dhe të përfshihen në protesta në atë lloj forme për të përmirësuar situatën në vend por dhuna është e papranueshme” deklaroi presidenti Iranian.
Por edhe pas kësaj thirrje protestat vazhduan. Agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se policia përdori gaz lotsjellës gjatë protestës në sheshin kryesor të Teheranit.
Protestat po zhvillohet edhe në qytet Kermanshah dhe Khorramabad në lindje të Iranit përfshi qytetin Shahinshahr në perëndim dhe Zanjan në veri. Protestat e nisura të Enjten janë më të mëdhatë që prej vitit 2009 kur qeveria shtypi me dhunë protestën e organizuar nga “Lëvizja e Gjelbër”.
Deri më tani më shumë se 400 persona janë arrestuar 200 prej tyre në gjatë protestës të së shtunës në Teheran. Autoritetet iraniane kanë mbyllur disa rrjete sociale si Telegram apo Instagram pasi frikësohen se këto rrjete sociale do të përdoren për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në protesta.
Redaksia Online
Xh.F/D.T/Shqiptarja.com

VIDEO




