TEHERAN, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Hassan Rohani u uroi sot Krishtlindjet drejtuesve botërorë dhe papa Françeskut duke shpresuar një bashkëpunim për të gjerë për paqe, siguri dhe mirëqenie në botë.
Në një mesazh për papën në rrjetin social të presidencës, Rohani, një fetar i moderuar dënoi ata që provojnë të krijojnë ndarje nga dhuna dhe shkatërrimi i dinjitetit njerëzor.
"Është i nevojshëm bashkëpunimi për të përhapur paqe, siguri dhe mirëqënie në botë", shtoi ai.
Në një mesazh për drejtuesit botërorë, presidenti iranian konfirmoi se këtë botë të prekur sot nga dhuna, duhet të kthehemi drejt mësimeve të profetëve, e vetmja rrugë drejt shëndetit të njerëzimit.
Republika Islamike, me 99 për qind myslimanë, numëron rreth 118 000 të krishterë, një prej tre komuniteteve fetare me hebrenj dhe zoroastriens./
/ec/ a.jor.
