Iran, Rouhani: Gati të negociojmë me SHBA-në vetëm nëse ajo heq sanksionet dhe kërkon të falur

Iran, Rouhani: Gati të negociojmë me SHBA-në vetëm nëse ajo heq sanksionet dhe kërkon të falur

Nëse do të ketë armëpushim në "luftën ekonomike" kundër Iranit prej sanksioneve amerikane, "do të jetë e mundur të përgatitet terreni për negociata” – kështu u shpreh Presidenti iranian Hassan Rohani në një mbledhje të kabinetit të tij.

"Ka vende që po ndërmjetësojnë midis Iranit dhe vendeve të tjera, po shkëmbejmë kontakte dhe letra, në mënyrë që të gjithë ta dinë se Irani nuk do ta humbasë mundësinë për bisedime të drejta dhe ligjore për zgjidhjen e problemeve, por nuk do të ulemi në tavolinën e kapitullimit në emër të negociatave", shtoi Rohani, duke akuzuar Izraelin dhe kundërshtarët rajonalë të Republikës Islamike, përfshirë Arabinë Saudite, për krizën e krijuar prej tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Ruhani potencoi gjithashtu se me SHBA-në mund të ulen të tavolinën e negociatave vetëm nëse ajo u jep fund presioneve dhe kërkon falje për nismat e saj të jashtëligjshme.

“Populli iranian e di mirë se qëndresa është mënyra e vetme kundër nismave ilegale. Negociatat janë rruga që do të përshkohet vetëm pasi të përfundojnë të gjitha presionet. Sikurse dimë të luftojmë dhe të mbrohemi, ashtu kemi qenë përherë edhe njerëz të negociatave dhe diplomacisë”, tha presidenti iranian.

Ai garantoi se objektivi i SHBA-së për të shumëzuar me zero eksportet iraniane të naftës nuk do të realizohet dhe se Irani do të vazhdojë shitjen e naftës përmes metodave të ndryshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë