Ambasadori britanik në Iran, Rob Macaire është arrestuar gjatë protestave në Taheran. Lajmi u bë me dije nga Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili u shpreh se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Teheran është mbajtur përreth një orë nën arrest nga autoritetet iraniane.
“Arrestimi i ambasadorit në Teheran është bërë pa asnjë bazë dhe asnjë shpjegim”, është shprehur Raab, ndërsa e cilësoi këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
“Qeveria iraniane është në një udhëkryq. Ajo mund të vazhdojë ecjen e saj drejt statusit të të përjashtuarit me gjithë izolimin politik dhe ekonomik që kjo sjell me vete, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara", ka vijuar më tej ai në një komunikatë për shtyp.
Ambasadori britanik u arrestua gjatë një proteste të organizuar nga një grup personash në Teheran për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë iraniane, pas pranimit të fajësisë nga ana e saj për rrëzimin e aeroplanit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 personave.
Referuar arrestimit të ambasadorit britanik në Taheran, agjencia e lajmeve Tasnim do të raportonte se Macaire është arrestuar përballë Universitetit Amir Kabir, për nxitje të protestave kundër qeverisë.
Ku ndofhet shteti mket moment po vriten njerz edhe demokrat te ishin ne qeveri te njejtin gje do nothte prap
PërgjigjuAmbasadori britanik qeka arrest per nja dy ore dhe Irani paska shkel ligjet nderkombetare thote britaniku, "po ai qe nxiti protesta nuk ka shkel ligjet"..... Hajde propaganda hajde
Përgjigju