Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje 'bashkëpunimi kundër sanksioneve'

Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje 'bashkëpunimi kundër sanksioneve'

Flamujt e Rusisë dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdullahian deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë kundër sanksioneve ekonomike të vendeve perëndimore.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Abdullahian dha një deklaratë për media në Moskë, ku shkoi në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Detit Kaspik, raporton media turke Anadolu.

Ai tha se 26 vende në botë janë subjekt i sanksioneve ekonomike të njëanshme të SHBA-së apo të disa vendeve perëndimore.

"Tre vjet më parë, Irani bëri propozim për krijimin e një blloku apo bashkimi me vendet që ishin subjekt i sanksioneve të SHBA-së ose disa vendeve perëndimore. Nënshkruam marrëveshje me Rusinë për këtë çështje", tha Abdullahian

Ministri iranian tha se krijimi i bashkimit në fjalë synon të neutralizojë sanksionet dhe të rrisë nivelet e mirëqenies dhe zhvillimit të vendeve të sanksionuara.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye