Irani: Do të formojmë aleancë detare me shtetet e Gjirit
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të Gjirit, planifikojnë të formojnë një aleancë detare.
Aty do të përfshihet edhe India e Pakistani, kanë raportuar mediat iraniane.
“Shtetet e rajonit e kanë kuptuar sot se vetëm bashkëpunimi me njëra-tjetrën garanton siguri të zonës”, është cituar të ketë thënë Irani.
Ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë shkalle do të formohet aleanca, por ai ka thënë se do të jetësohet shpejt.Së fundi, Irani ka tentuar t’i rregullojë marrëdhëniet e tensionuara me disa shtete të Gjirit Arab.
Në muajin mars, Arabia Saudite dhe Irani, i kanë dhënë fund shtatë vjetëve të armiqësisë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, e cila vë theksin të rëndësia e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit ekonomik.
Qasja e re e Arabisë Saudite me Iranin, e ka zemëruar Izraelin, i cili bën përpjekje për ta izoluar Iranin në aspektin diplomatik.Emiratet e Bashkuara Arabe, shteti i parë i Gjirit Arab që ka nënshkruar marrëveshje me Izraelin për normalizim të marrëdhënieve, më 2020, i ka rikthyer lidhjet me Iranin, vitin e kaluar.
Bahrejn dhe Maroku u janë bashkuar më vonë Emirateve, në rikthimin e lidhjeve me Izraelin./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.8%
-
Kurti
37%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1666
Lajme të tjera
-
Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome
4 Tetor, 17:59
-
Pakistani urdhëron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti
4 Tetor, 09:16
-
Pakistan, emigrantët e paligjshëm urdhërohen të largohen nga vendi deri më 1 nëntor
3 Tetor, 16:16
-
Pakistan/ Shpërthim i fuqishëm në tubimin për ditëlindjen e Profetit Muhamed, 50 viktima dhe 100 të plagosur
29 Shtator, 12:10
-
Irani lëshon me sukses një satelit në hapësirë
27 Shtator, 11:58
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo gol 'fantazmë' në Arabi, portugezi shënon dopietë në fitoren e Al Nassr
22 Shtator, 22:19
-
Irani goditet nga stuhia e pluhurit, 3 viktima dhe qindra të lënduar
22 Shtator, 19:07
-
Presidenti i Iranit kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane
21 Shtator, 15:36
-
Projektligji iranian parasheh 10 vite burgim për mosrespektim të kodit të veshjes
20 Shtator, 21:30
-
Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite
18 Shtator, 21:33
-
Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran
18 Shtator, 17:41
-
GOLAT/ Ronaldo - Mane në formë, Al Nassr fiton në transfertë dhe i afrohet kreut
16 Shtator, 19:06